VËLLAZNIMI NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME BASKETBOLLISTIN QË SHËNOI 17 PIKË PËR NDESHJE
22/10/2026 12:33
VËLLAZNIMI NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME VANCE JACKSON!
Klubi gjakovar ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me alo-qendrën amerikane Vance Jackson, i cili ishte pjesë e skuadrës në pesë ndeshje.
Jackson regjistroi mesatarisht 17 pikë, 8.8 kërcime dhe 2 asistime për ndeshje me fanellën e Vëllaznimit.
Përveç Jacksonit, gjakovarët kanë njoftuar edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me qendrën Tshimanga, duke paralajmëruar ndryshime në përbërjen e skuadrës.
🌐kosovascore.com
#KosovaScore #Vellaznimi #Basketboll
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.