Euroliga: Parisi shemb Barcelonën
18/11/2026 09:47
HIFI HESHT “PALAU BLAUGRANA” – TRIPLE FITUES NDAJ BARCELONËS!
Nadir Hifi është shndërruar sërish në heroin e Paris Basketball, duke realizuar një treshe vendimtare 14 sekonda para fundit për fitoren 89:86 ndaj Barcelonës.
Parisi përmbysi disavantazhin prej 12 pikësh dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi në Euroligë.
Hifi e përfundoi mbrëmjen me 25 pikë dhe tetë asistime, duke dëshmuar edhe një herë se është një nga basketbollistët më vendimtarë të garës.
🌐 kosovascore.com
The exclusive content of KosovaScore.com is protected under Law No. 08/L-205; copying or republishing it without our permission will be pursued legally.