UEFA GJOBIT FFK-NË ME 42 MIJË EURO, RREZIKOHET MBYLLJA E NJË SEKTORI TË “FADIL VOKRRIT”!

UEFA GJOBIT FFK-NË ME 42 MIJË EURO, RREZIKOHET MBYLLJA E NJË SEKTORI TË “FADIL VOKRRIT”!

19/11/2026 21:38

UEFA ka marrë vendim disiplinor ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës pas ngjarjeve në ndeshjen Kosovë – Izrael, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK-së i është shqiptuar një gjobë totale prej 42.250 eurosh për disa shkelje, përfshirë hedhjen e gjësendeve, mesazhet e papërshtatshme, pengimin e himnit dhe sjelljet raciste ose diskriminuese.

Vetëm për këtë të fundit, federata është gjobitur me 10 mijë euro. Krahas kësaj, UEFA ka vendosur edhe mbylljen e një sektori të stadiumit për një ndeshje, por ky dënim është me kusht.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit përfundoi me rezultat 0:0, ndërsa gjatë saj pati fishkëllima të tifozëve kosovarë gjatë intonimit të himnit izraelit.

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.