BESHIKTASHI MERR VENDIM PËR JANARIN – RASHICA I PARI NË LISTËN E LARGIMEVE!
19/11/2026 11:28
Milot Rashica mund t’i japë fund aventurës te Beşiktaşi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat turke raportojnë se klubi synon të krijojë hapësirë për tri përforcime të huaja, ndërsa reprezentuesi i Kosovës është kandidati i parë për t’u larguar.
Rashica nuk po gjen hapësirën e dëshiruar dhe kryesisht është aktivizuar si rezervist. Kontrata e tij me klubin bardhezi është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Largimi ende nuk është zyrtar, ndërsa mbetet të shihet se ku mund ta vazhdojë karrierën 30-vjeçari.
🌐 kosovascore.com
The exclusive content of KosovaScore.com is protected under Law No. 08/L-205; copying or republishing it without our permission will be pursued legally.