HAJRIZI THYEN HESHTJEN PAS KARTONIT TË KUQ: “LËNDOVA NJË KOMB TË TËRË”
19/11/2026 11:08
Kreshnik Hajrizi ka marrë përgjegjësinë për gabimin ndaj Irlandës, kur ndërhyrja me dorë në vijën e portës i kushtoi me karton të kuq dhe penallti Kosovës.
🗣️ “Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë, një komb të tërë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe dua të kërkoj falje me gjithë zemër”, shkroi Hajrizi.
Mbrojtësi u kërkoi falje tifozëve dardanë dhe bashkëlojtarëve, duke e përshkruar si një nga momentet më të dhimbshme të karrierës së tij.
🌐 kosovascore.com
The exclusive content of KosovaScore.com is protected under Law No. 08/L-205; copying or republishing it without our permission will be pursued legally.