SUPERLIGA E KOSOVËS: MALISHEVA MBETET LIDER, PRISHTINA NË NDJEKJE TË AFËRT

SUPERLIGA E KOSOVËS: MALISHEVA MBETET LIDER, PRISHTINA NË NDJEKJE TË AFËRT

01/11/2026 19:01

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 12-të, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën e Superligës së Kosovës me 27 pikë, pavarësisht barazimit pa gola ndaj Feronikelit 74.

Në pozitën e dytë renditet Prishtina me 26 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Drita mban vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Ballkani dhe Gjilani ndajnë pozitën e katërt dhe të pestë me nga 19 pikë.

Dukagjini renditet i gjashti me 18 pikë, pas barazimit të sotëm ndaj Gjilanit. Në pjesën e poshtme të tabelës, Feronikeli 74 ka 12 pikë, Drenica 11, Llapi vetëm 5, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me 3 pikë.

Të mërkuren zhvillohet ndeshja e mbetur Drita - Prishtina

https://kosovascore.com/tabelat

🌐 kosovascore.com

Galeria

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.