SUPERLIGA E BASKETBOLLIT – JA SI DUKET TABELA PAS JAVËS SË GJASHTË
26/10/2026 09:31
Pas ndeshjeve të fundjavës në elitën e basketbollit kosovar, Bashkimi vazhdon të kryesojë renditjen tabelare, ndërsa gara për pozitat e para po bëhet gjithnjë e më interesante.
Prizrenasit udhëheqin me 5 fitore dhe 1 humbje, të ndjekur nga Trepça dhe Bora, që kanë nga 4 fitore dhe 2 humbje.
Prishtina dhe Golden Eagle Ylli, pas humbjeve ndaj Borës, respektivisht Trepçës, renditen në pozitat katër dhe pesë, me bilanc të barabartë prej 3 fitoresh dhe 3 humbjesh.
Në pjesën e poshtme të tabelës, Peja dhe Rahoveci kanë nga 2 fitore dhe 4 humbje, ndërsa renditjen e mbyll Vëllaznimi, që pas disfatës në Rahovec mbetet me vetëm 1 fitore dhe 5 humbje.
Pas gjashtë javësh, Bashkimi ka krijuar një epërsi të lehtë në krye, ndërsa lufta për pozitat e tjera mbetet e hapur.
🌐 kosovascore.com
#Superliga #Basketboll #KosovaScore #Bashkimi #Trepça #Bora #Prishtina #Peja
Galeria
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.