SI DEBUTOI PËRFORCIMI I RI I PEJËS, DOMINIC ARTIS?
07/11/2026 21:59
Edhe pse Peja pësoi një humbje dramatike ndaj Prishtinës, duke u mposhtur në sekondat e fundit, vëmendjen e mori debutimi i përforcimit të ri të skuadrës pejane.
Dominic Artis, basketbollisti me pasaportë kosovare, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e parë me Pejën.
Në 30 minuta lojë, Artis regjistroi 16 pikë, 6 kërcime, 1 bllokadë dhe 1 top të vjedhur, duke dhënë sinjale se është lojtar i nivelit të lartë.
Ardhja e tij pritet të rrisë edhe më shumë cilësinë në elitën e basketbollit kosovar.
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.