SHQIPËRIA NË VAZON E TRETË – SHMANGET PËRBALLJA ME KOSOVËN!
18/11/2026 09:45
Shqipëria do të jetë pjesë e Vazës 3 në shortin e kualifikimeve për Euro 2028, së bashku me Kosovën. Kjo nënkupton se dy kombëtaret shqiptare nuk mund të vendosen në të njëjtin grup.
Kuqezinjtë do të kenë përballë një kundërshtar nga Vazoja 1, ku ndodhen Anglia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Portugalia, ndërsa edhe Vazoja 2 përmban rivalë të fortë si Zvicra, Turqia, Austria, Suedia dhe Serbia.
Shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast. Cili do të ishte grupi ideal për Shqipërinë?
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.