PËRFUNDOJNË NDESHJET E SOTME NË LIGËN E PARË, BEFASI NË DISA TAKIME!
25/10/2026 15:17
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e sotme në Ligën e Parë të Kosovës, me rezultate interesante dhe disa befasi.
Rilindja 1974 pëson humbje si vendase nga 2 Korriku, me rezultat 0-2, ndërsa Trepça '89 arrin fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Trepçës, me shifrat 1-3.
Në një tjetër duel, Vjosa shpëton një pikë në udhëtim ndaj Dinamos, duke barazuar 1-1 në minutat e fundit të ndeshjes. Me të njëjtin rezultat përfundon edhe përballja mes Kikës dhe Ferizajt.
Ndërkohë, Liria shkëlqen në Kaçanik, duke e mposhtur Lepencin me rezultat të thellë 0-4. Fitore bindëse shënon edhe Suhareka, që triumfon 3-1 ndaj Besës së Pejës.
Rezultatet përfundimtare:
⚽ Rilindja 1974 0-2 2 Korriku
⚽ Trepça 1-3 Trepça '89
⚽ Kika 1-1 Ferizaj
⚽ Dinamo 1-1 Vjosa
⚽ Suhareka 3-1 Besa Peja
⚽ Lepenci 0-4 Liria
🌐 kosovascore.com
#LigaePare #FutbolliKosovar #KosovaScore
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.