Muriqi pritet të ketë trajner të ri te Fenerbahce, zbulohet emri

Muriqi pritet të ketë trajner të ri te Fenerbahce, zbulohet emri

28/10/2026 12:37

Dirk Kuyt pritet të marrë drejtimin e Fenerbahçes, ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pas dorëheqjes së Ismail Kartalit.

Klubi turk njoftoi të mërkurën se ish-sulmuesi i Liverpoolit do të jetë në krye të ekipit përkohësisht, deri në emërimin e trajnerit të ri.

Kartal u largua nga posti pas humbjes 2:1 ndaj rivalit të përbetuar, Galatasarayt, të martën.

Kuyt, i cili luajti më shumë se 200 ndeshje për Liverpoolin, iu bashkua Fenerbahçes si futbollist në vitin 2012 dhe dy vjet më vonë fitoi titullin e kampionit të Turqisë.

Holandezi ka përvojë edhe si trajner, pasi ka drejtuar Beerschot në Belgjikë, si dhe ADO Den Haag e FC Dordrecht në Holandë. Në qershor të këtij viti, ai iu bashkua Fenerbahçes si ndihmëstrajner i Kartalit.

“Pas dorëheqjes së Ismail Kartal, klubi ynë ka caktuar Dirk Kuyt si mbikëqyrës teknik të ekipit tonë të Futbollit A derisa të përcaktohet trajneri ynë i ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Fenerbahçe renditet në vendin e pestë në kampionatin turk, gjashtë pikë prapa liderit Galatasaray.

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.