Me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë, Liria pushton Suharekën dhe marshon drejt Superligës

Me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë, Liria pushton Suharekën dhe marshon drejt Superligës

04/11/2026 16:53

Me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë, Liria pushton Suharekën dhe marshon drejt Superligës

Liria ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim, duke e mposhtur Suharekën me rezultat 2:0. Prizrenasit mbetën me një futbollist më pak që nga minuta e 30-të pas një kartoni të kuq, por treguan karakter, disiplinë dhe forcë për t’i marrë pikët e plota në një transfertë të vështirë.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi dhe e dhjeta në total për skuadrën e Ismet Munishit. Rezultatet dhe vazhdimësia po dëshmojnë se Liria e ka shumë seriozisht rikthimin në Superligë, ndërsa triumfi me dhjetë lojtarë dërgon një tjetër mesazh të fuqishëm për rivalët në garën për kreun.

Raporti i ndeshjes: https://kosovascore.com/ndeshje/suhareka-vs-liria/7700

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.