LIRIA E MUNISHIT NUK NDALET – VETËM NJË PIKË LARG KREUT!
21/10/2026 20:44
LIRIA E MUNISHIT NUK NDALET – VETËM NJË PIKË LARG KREUT!
Liria ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, duke mposhtur KF Kikën me rezultat të thellë 4:0 në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës së Parë.
⚽ Golat për prizrenasit i shënuan:
🔹 Albion Kurtaj
🔹 Xhevat Susuri
🔹 Jacques Bayo
🔹 Toni Gomes
Meritë të madhe për rezultatet pozitive të Lirisë ka trajneri i mirënjohur Ismet Munishi, i cili po ndërton një skuadër konkurruese dhe me ambicie të qarta për rikthimin në elitë.
Liria renditet në vendin e dytë me 23 pikë, vetëm një më pak se Prishtina e Re. Megjithatë, prizrenasit kanë zhvilluar një ndeshje më pak se liderja, çka e bën garën për kreun edhe më interesante. 🔥
⚔️ A do ta marrë Liria kreun kur ta zhvillojë ndeshjen e mbetur?
https://kosovascore.com/ndeshje/liria-vs-kika/7667
#KosovaScore #Liria #LigaEParë #IsmetMunishi
Galeria
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.