LIGA E DYTË: PËRFUNDON JAVA E 13-TË, REZULTATE INTERESANTE NË TË GJITHA TERENET
01/11/2026 16:55
Është mbyllur java e 13-të në Ligën e Dytë të Kosovës, me ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.
Vëmendjen kryesore e mori fitorja e thellë e Dardanës, e cila shkatërroi Ulpianën me rezultat të jashtëzakonshëm 10-0.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Drini i Bardhë, që mposhti Sharrin 2-0, ndërsa Deçani bëri një rikthim të çmendur për ta mposhtur Kosovën VR me rezultat 3-2.
Në anën tjetër, Fushë Kosova vazhdon formën fantastike, duke triumfuar 2-1 ndaj Rilindjes së Prishtinës dhe duke regjistruar kështu fitoren e pestë radhazi.
Këto janë të gjitha rezultatet e javës së 13-të:
31.10.2026
Dardana 10-0 Ulpiana
Flamurtari 0-0 Prizreni
01.11.2026
Drini i Bardhë 2-0 Sharri
Istogu 03 0-0 KEK-u
Besa e Artë 0-0 Top Football
Vllaznia Pozheran 5-0 Rahoveci
Podujeva 1-0 Arbëria
Fushë Kosova 2-1 Rilindja Prishtinë
Deçani 3-2 Kosova VR
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.