LIGA E DYTË: PËRFUNDOJNË NDESHJET E SOTME, REZULTATE INTERESANTE NË DISA PËRBALLJE

LIGA E DYTË: PËRFUNDOJNË NDESHJET E SOTME, REZULTATE INTERESANTE NË DISA PËRBALLJE

15/11/2026 21:52

Janë përmbyllur ndeshjet e sotme në Ligën e Dytë të Kosovës, ku nuk munguan rezultatet interesante dhe befasitë.

Vëmendja kryesore ishte te derbi ndërmjet Sharrit dhe Fushë Kosovës, ku vendasit triumfuan me rezultat 2-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Fitore shënoi edhe lideri Ulpiana, që mposhti Istogun 03 me rezultat minimal 1-0, duke vazhduar marshimin drejt objektivit të saj.

Surprizën e ditës e bëri Rahoveci, që triumfoi në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultat 2-3, në një përballje me pesë gola.

Ndërkohë, Rilindja e Prishtinës regjistroi fitoren më të thellë të ditës, duke demoluar Deçanin me rezultat 6-1.

Një barazim dramatik u regjistrua në Obiliq, ku KEK-u dhe Vllaznia e Pozheranit ndanë pikët 1-1, me mysafirët që arritën të barazonin në minutat e fundit të takimit.

Rezultatet komplete:

Rilindja Prishtinë 6-1 Deçani
KEK-u 1-1 Vllaznia Pozheran
Sharri 2-0 Fushë Kosova
Ulpiana 1-0 Istogu 03
Arbëria 2-3 Rahoveci
Top Football 0-0 Kosova VR
Podujeva – Flamurtari (e shtyrë)

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.