LEPENCI MERR TRI PIKË TË ARTA – DEL NGA ZONA E RËNIES!

LEPENCI MERR TRI PIKË TË ARTA – DEL NGA ZONA E RËNIES!

16/11/2026 13:25

Lepenci ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Istogut, duke triumfuar 2:1 në një ndeshje dramatike.

Istogu kaloi në epërsi përmes Kristi Kotes në minutën e 7-të, por vendasit reaguan me golat e Eurent Krasniqit në minutën e 43-të dhe Xhafer Sallahut në të 82-tën. Enis Miranaj humbi edhe një penallti për mysafirët.

Me këtë fitore, Lepenci arrin në kuotën e 14 pikëve dhe ngjitet në vendin e 14-të, aktualisht jashtë zonës së rënies nga Liga e Parë.

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.