JAVA E 8-TË NË SUPERLIGËN E BASKETBOLLIT, DRAMË NË PEJË DHE FITORE TË THELLA!
08/11/2026 21:19
Java e 8-të në Superligën e Kosovës në basketboll është mbyllur me katër ndeshje interesante, ku nuk munguan dramat dhe fitoret bindëse.
Bora Basketball ka marrë një fitore të rëndësishme në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, 72:79. Ndeshja ishte e barabartë deri në dy minutat e fundit, kur rezultati ishte 67:67, por mysafirët arritën të shkëputeshin në fund.
Drama më e madhe u zhvillua në Pejë, ku Sigal Prishtina triumfoi 79:80 ndaj Pejës. Fitorja e prishtinasve erdhi në sekondën e fundit, falë një tresheje vendimtare të Arbër Sinanit.
Fitore të thellë regjistroi Golden Eagle Ylli, që mposhti Bashkimin me rezultat 105:86. Therandasit dominuan në parket, ndërsa skuadra prizrenase nuk arriti të ishte në nivelin e duhur.
Edhe Trepça e mbylli javën me fitore bindëse, duke mundur Rahovecin 029 me rezultat 92:58. Mitrovicasit shfrytëzuan mungesën e lojtarëve kryesorë te mysafirët për të regjistruar një triumf të thellë.
REZULTATET E PLOTA TË JAVËS SË 8-TË:
Vëllaznimi 72:79 Bora Basketball
Peja 79:80 Sigal Prishtina
Golden Eagle Ylli 105:86 Bashkimi
Trepça 92:58 Rahoveci 029
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.