Genoa–Juventus: Spalletti e fton Zhegrovën, por e lë në bankën rezervë

Genoa–Juventus: Spalletti e fton Zhegrovën, por e lë në bankën rezervë

28/10/2026 22:24

Genoa–Juventus: Spalletti e fton Zhegrovën, por e lë në bankën rezervë

Edon Zhegrova është përfshirë në listën prej 23 futbollistësh të Juventusit për ndeshjen e sotme në udhëtim ndaj Genoas, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.

Trajneri Luciano Spalletti e ka renditur reprezentuesin e Kosovës mes gjashtë sulmuesve të grumbulluar, së bashku me Randal Kolo Muanin, Jeremie Bogën, Kerim Alajbegovicin, Nick Woltemaden dhe Arman Durmisin.

Megjithatë, sipas formacioneve zyrtare, Zhegrova nuk do të jetë titullar. Spalletti ka vendosur ta nisë ndeshjen me Kolo Muanin dhe Alajbegovicin në sulm, ndërsa futbollisti kosovar do ta presë mundësinë nga banka rezervë.

Juventusit i mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, përfshirë Kenan Yildizin, Francisco Conceiçãon, Nico Gonzalezin, Khéphren Thuramin dhe Manuel Locatellin. Ndeshja zhvillohet sonte, më 28 tetor, nga ora 20:45.

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.