Foda publikon listën e Kosovës – tri prurje të reja për ndeshjet vendimtare
09/11/2026 08:21
Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit më 14 nëntor në Prishtinë dhe Republikës së Irlandës më 17 nëntor në Dublin.
Risitë e këtij grumbullimi janë Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi, të cilët janë ftuar për herë të parë. Në skuadër rikthehen edhe Kreshnik Hajrizi dhe Elvis Rexhbeçaj. KOHA.net
Lista e plotë e Kosovës
Portierë:
Arijanet Muriq, Amir Saipi, Visar Bekaj.
Mbrojtës:
Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni dhe Milot Avdyli.
Mesfushorë:
Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Valmir Matoshi.
Sulmues:
Albion Rrahmani, Vedat Muriqi, Fisnik Asllani dhe Enis Rexhepi. KOHA.net
Dardanët grumbullohen sot, ndërsa Franco Foda do të paraqitet para mediave nga ora 12:00 për të folur rreth dy sfidave vendimtare dhe pritshmërive nga futbollistët e ftuar.
🌐 kosovascore.com
Galeria
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.