Dy ndeshje që vendosin fatin e Kosovës – Foda flet sot para mediave
09/11/2026 08:17
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të dalë sot në orën 12:00 para mediave për të folur rreth dy ndeshjeve të fundit dhe vendimtare të Dardanëve në edicionin aktual të Ligës së Kombeve. Sot nis edhe grumbullimi i futbollistëve, ndërsa stërvitja e parë është planifikuar të zhvillohet pasdite në Hajvali.
Kosova do ta presë Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë në Dublin për t’u përballur me Republikën e Irlandës. Të dyja ndeshjet mund të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare në Grupin 3 të Ligës B.
Pas katër ndeshjeve, Austria kryeson me tetë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me pesë, po aq sa Irlanda. Izraeli është i fundit me dy pikë. Dardanët, rrjedhimisht, kanë ende mundësi reale për ta mbyllur grupin në një pozitë të favorshme, por do të duhet të marrin maksimumin nga dy sfidat e nëntorit.
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.