Bashkimi fiton dramën ndaj Pejës, shpërthen në çerekun e fundit

Bashkimi fiton dramën ndaj Pejës, shpërthen në çerekun e fundit

25/10/2026 19:55

Bashkimi fiton dramën ndaj Pejës, shpërthen në çerekun e fundit

KB Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj KB Pejës me rezultat 86:79, në një përballje të fortë dhe të balancuar deri në minutat e fundit. Prizrenasit e fituan çerekun e parë 23:22, por Peja reagoi dhe shkoi në pushim me epërsi 49:44.

Para çerekut vendimtar, Peja vazhdonte të udhëhiqte minimalisht 59:58. Megjithatë, Bashkimi e ndryshoi plotësisht ritmin në dhjetë minutat e fundit, të cilat i fitoi 28:20, duke përmbysur rezultatin dhe siguruar triumfin.

Shannon Shorter ishte më efikasi te Bashkimi me 27 pikë, ndërsa Gian Clavell kontribuoi me 15. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Edmond Azemi, i cili regjistroi shtatë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Te Peja shkëlqeu Dardan Wilson me një paraqitje të jashtëzakonshme prej 27 pikësh dhe 16 kërcimesh, por loja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen. Bashkimi e fitoi betejën vendimtare në fund dhe mori pikët e plota pas një dueli emocionues.

Statistikat e ndeshjes: https://kosovascore.com/ndeshje/bashkimi-vs-kbpeja/297

Galeria

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.