Ballkani bie në derbi – shikoni golin që i dha Prishtinës fitoren e madhe në Suharekë

Ballkani bie në derbi – shikoni golin që i dha Prishtinës fitoren e madhe në Suharekë

21/10/2026 12:08

FC Prishtina e ka fituar derbin e javës së dhjetë, duke e mposhtur Ballkanin në Suharekë me rezultatin minimal 1:0.

Përballja ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra, ndërsa momenti vendimtar erdhi në minutën e 49-të. Leotrim Kryeziu krijoi aksionin dhe asistoi për Rin Ahmetin, i cili realizoi golin e vetëm të takimit.

Talenti 18-vjeçar u shndërrua në heroin e kryeqytetasve, duke ia siguruar Prishtinës tri pikë të mëdha në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të xhiros.

Një aksion i shpejtë, një pasim vendimtar dhe një finalizim i saktë nga Rin Ahmeti – shikoni përmbledhjen e përballjes që u vendos nga vetëm një gol.

👉 KLIKONI KËTU PËR T’I PARË HIGHLIGHTET E NDESHJES

Prishtina e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë

Minutat e fundit ishin të vështira për skuadrën kryeqytetase. Diar Halili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të, duke e lënë Prishtinën me një lojtar më pak.

Ballkani tentoi ta shfrytëzonte epërsinë numerike, por mbrojtja mysafire rezistoi dhe e ruajti rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Ngjarjet kryesore të ndeshjes

46’ – Anel Sabanadzovic hyri në vend të Walid Hamidit
49’ – Rin Ahmeti shënoi për 0:1, pas asistimit të Leotrim Kryeziut
59’ – Dren Zeqiri hyri në vend të Arjanit Fazlijës
62’ – Valentin Serebe zëvendësoi Toni Domgjonin
67’ – Ardian Hasani hyri në vend të Leotrim Kryeziut
67’ – Blend Baftiu zëvendësoi Albin Krasniqin
69’ – Engjëll Ajazaj hyri në vend të Almedin Klinakut
69’ – Jetmir Topalli zëvendësoi Albin Berishën
75’ – Diar Halili u ndëshkua me karton të kuq

Gjyqtar kryesor i takimit ishte Visar Kastrati.

Me këtë fitore, Prishtina largohet nga Suhareka me tri pikë të mëdha, ndërsa Rin Ahmeti vazhdon ta dëshmojë potencialin e tij me një tjetër gol vendimtar.

Galeria

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.