32 PIKË DHE +5 NGA RIVALI – PRISHTINA PO MARSHON SERIOZISHT DREJT TITULLIT!
09/11/2026 08:30
32 PIKË DHE +5 NGA RIVALI – PRISHTINA PO MARSHON SERIOZISHT DREJT TITULLIT!
Prishtina triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Vushtrrisë, falë golave të Rin Ahmetit dhe Assane Diattas, duke u shkëputur në krye të Superligës.
Pas 13 xhirove, skuadra e Orges Shehit kryeson me 32 pikë, pesë më shumë se Malisheva dhe tetë më shumë se Drita.
Bardhekaltrit po tregojnë vazhdimësi, karakter dhe pjekuri në ndeshjet vendimtare. Mesazhi për rivalët është i qartë: Prishtina këtë sezon e kërkon seriozisht titullin!
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.