ZYRTARE: VUSHTRRIA – BALLKANI REGJISTROHET 0:3 NË TAVOLINË

ZYRTARE: VUSHTRRIA – BALLKANI REGJISTROHET 0:3 NË TAVOLINË

28/10/2026 15:50

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim që ndeshja mes Vushtrrisë dhe Ballkanit të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të skuadrës nga Suhareka.

Takimi i vlefshëm për javën e 12-të të Superligës së Kosovës ishte paraparë të zhvillohej të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por nuk u luajt pasi futbollistët e Vushtrrisë nuk u paraqitën në fushë, duke bojkotuar ndeshjen për shkak të problemeve financiare në klub.

Edhe pse situata te Vushtrria tashmë është stabilizuar dhe kriza është tejkaluar, kjo nuk e ka ndryshuar fatin e takimit.

Kështu, Ballkani përfiton tri pikë të rëndësishme pa zhvilluar ndeshjen, ndërsa Vushtrria mbetet duarthatë nga kjo përballje.

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.