UEFA PUBLIKON RENDITJEN E “FAIR-PLAY” – KOSOVA NË VENDIN E 37-TË, TIFOZËT SHUMË MË LART!
11/11/2026 12:13
Kosova është renditur në pozitën e 37-të nga 55 federata në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s për “fair-play” në sezonin 2025/26, me 7.957 pikë nga 75 ndeshje të vlerësuara.
Rezultat më pozitiv është regjistruar në kategorinë e sjelljes së tifozëve, ku Kosova zë vendin e 17-të. Islanda kryeson renditjen e përgjithshme, ndërsa Uellsi është vlerësuar si vendi me sjelljen më të mirë të tifozëve.
Shqipëria, ndërkohë, ka shënuar përmirësimin më të madh në Evropë, duke kaluar nga 7.503 në 7.789 pikë./KosovaScore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.