PËRFUNDON JAVA E 16-TË NË LIGËN E PARË, REZULTATE INTERESANTE!
15/11/2026 15:15
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në derbin mes Prishtinës së Re dhe Lirisë nuk pati fitues, me skuadrat që u ndanë në barazim 1-1. Barazim pa gola u regjistrua edhe në përballjet Trepça – 2 Korriku dhe Suhareka – Trepça '89.
Ferizaj mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Besës së Pejës me rezultat 1-3, ndërsa Vëllaznimi triumfoi minimalisht ndaj Kikës.
Lepenci mposhti Istogun, kurse Dinamo Ferizaj dhe Ramiz Sadiku ndanë pikët.
Rezultatet komplete – Java 16:
Lepenci 2-1 Istogu
Prishtina e Re 1-1 Liria
Suhareka 0-0 Trepça '89
Kika 0-1 Vëllaznimi
Dinamo Ferizaj 1-1 Ramiz Sadiku
Besa Peja 1-3 Ferizaj
Trepça - 2 korriku zhvillohet nesër
🌐kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.