PËRFUNDOJNË NDESHJET E SOTME NË LIGËN E DYTË, ULPIANA, DRINI I BARDHË, SHARRI DHE FUSHË KOSOVA ME FITORE
11/11/2026 14:59
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Dytë të Kosovës, ku nuk munguan golat dhe rezultatet interesante.
Ulpiana vazhdon me ritëm të lartë, duke triumfuar bindshëm në udhëtim ndaj Flamurtarit me rezultat 1:4.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Drini i Bardhë, që mposhti Podujevën me rezultat 6:3, në një ndeshje me shumë gola.
Ndërkohë, Sharri mori tri pikë në udhëtim te Istogu 03, duke fituar 0:2, kurse Fushë Kosova triumfoi para tifozëve të saj ndaj Prizrenit me rezultat 4:2.
Rezultatet komplete të ndeshjeve të sotme:
Dardana 10 – Arbëria 3:2
Drini i Bardhë – Podujeva 6:3
Flamurtari – Ulpiana 1:4
Istogu 03 – Sharri 0:2
Fushë Kosova – Prizreni 4:2
Besa e Artë – KEK-u 2:1
Vllaznia Pozheran – Rilindja Prishtinë 0:1
Deçani – Top Football 2:2
Kosova VR – Rahoveci 3:2
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.