Një tjetër futbollist me të kaluar te Kosova mund t’i bashkohet Shqipërisë!

24/10/2026 08:48

Mbrojtësi 24-vjeçar ka luajtur katër ndeshje me Kosovën U21 dhe në vitin 2023 ishte ftuar edhe nga Kombëtarja A, por nuk arriti të regjistronte debutimin me ekipin e parë.

Ish-futbollisti i Antalyasporit, i cili aktualisht luan te Erzurumspor në Turqi, tashmë është pajisur me nënshtetësi shqiptare.

Sipas raportimeve të mediave, Gërxhaliu mund të jetë një alternativë për trajnerin e Shqipërisë, Rolando Maran, për ndeshjet e muajit nëntor. Megjithatë, grumbullimi i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Një tjetër rast që ngre pikëpyetje për të ardhmen e futbollistëve me prejardhje nga Kosova, të cilët presin një mundësi te Dardanët, por mund ta gjejnë atë te Shqipëria.

🌐 kosovascore.com

#KosovaScore #AmarGerxhaliu #Kombetarja #Shqiperia #Kosova

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.