Munishi ndez garën për kreun: Liria shpërthen me katër gola dhe i afrohet Prishtinës së Re

Munishi ndez garën për kreun: Liria shpërthen me katër gola dhe i afrohet Prishtinës së Re

22/10/2026 10:02

Liria regjistroi fitoren më të thellë të saj këtë edicion, duke mposhtur KF Kikën 4:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”. Edhe pse kapiteni Fitim Susuri nuk realizoi nga penalltia në minutën e 21-të, prizrenasit nuk u ndalën: Toni Gomes dhe Jacques Bayo shënuan në pjesën e parë, ndërsa Xhevat Susuri dhe Albion Kurtaj vulosën triumfin në 15 minutat e fundit. Football

Skuadra e Ismet Munishit arrin në kuotën e 23 pikëve dhe mbetet vetëm një pikë prapa lideres Prishtina e Re, por me një ndeshje më pak. Në xhiron e ardhshme Liria udhëton drejt Kaçanikut për t’u përballur me Lepencin, ndërsa Kika e pret Ferizajn.

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.