LIRIA MERR KRYESIMIN NË LIGËN E PARË, FITORE ME POKER GOLASH NDAJ LEPENCIT!

LIRIA MERR KRYESIMIN NË LIGËN E PARË, FITORE ME POKER GOLASH NDAJ LEPENCIT!

25/10/2026 15:35

Liria e Prizrenit është lideri i ri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Pas fitores bindëse të sotme në Kaçanik ndaj Lepencit vendas, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka marrë kreun e tabelës, duke konfirmuar ambiciet për këtë edicion.

Prizrenasit zhvilluan një ndeshje fantastike, duke shënuar katër gola dhe duke triumfuar me rezultatin 0-4, me nga dy gola në secilën pjesë.

Serinë e golave e hapi Fitim Susuri, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 23-të. Në fund të pjesës së parë, Bayo dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të, për të realizuar sërish në minutën e 60-të dhe për të kompletuar dygolëshin e tij.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Albion Kurtaj në minutat e fundit të takimit. Me këtë gol, ai ka arritur në kuotën e katër realizimeve këtë sezon me fanellën e “Arpagjikëve”.

Me këtë triumf, Liria ngjitet në vendin e parë me 26 pikë, të grumbulluara nga tetë fitore, dy barazime dhe një humbje. Megjithatë, prizrenasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Mitrovicës.

Liria po kalon një moment të shkëlqyer dhe tashmë e sheh veten në krye të garës, me synimin për ta ruajtur këtë pozitë edhe në javët e ardhshme.

🌐 kosovascore.com

#KosovaScore #Liria #LigaEParë #IsmetMunishi #FutbolliKosovar

Galeria

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.