LIRIA MERR KRYESIMIN, JA SI DUKET TABELA E LIGËS SË PARË!
25/10/2026 15:25
Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme në Ligën e Parë të Kosovës, gara për kreun e tabelës po bëhet gjithnjë e më interesante.
Liria është liderja e re e kampionatit me 26 pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Pas skuadrës nga Prizreni renditet Prishtina e Re me 25 pikë, ndërsa në vendin e tretë gjendet Trepça '89 me 23 pikë.
Në pozitën e katërt është Rilindja 1974 me 21 pikë, ndërsa dy skuadrat ferizajase, FC Ferizaj dhe Dinamo Ferizaj, kanë grumbulluar nga 20 pikë secila.
Kampionati vazhdon nesër me përballjen Mitrovica – Istogu, e cila do të ndikojë në renditjen e tabelës.
https://kosovascore.com/tabelat?sporti=football&liga=liga-e-pare-kosoves-2026-2027
🌐 kosovascore.com
#LigaePare #FutbolliKosovar #KosovaScore
Galeria
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.