LIGA E PARË: DINAMO FITON DERBIN, LIRIA TRIUNFON NË SUHAREKË!
04/11/2026 15:23
Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e sotme të javës së 14-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Vëmendja kryesore ishte në Ferizaj, ku Dinamo përmbysi Vëllaznimin për të fituar 2-1, ndërsa Liria mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës (0-2).
Fitore bindëse shënoi edhe Mitrovica ndaj 2 Korrikut (3-0), kurse Vjosa triumfoi minimalisht ndaj Kikës.
Barazime u regjistruan në Pejë dhe në duelin Lepenci – Trepça '89, ndërsa Ramiz Sadiku fitoi në udhëtim ndaj Rilindjes 1974.
Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave, Trepça – Istogu.
Rezultatet komplete:
Mitrovica 3-0 2 Korriku
Kika 0-1 Vjosa
Besa Peja 1-1 Prishtina e Re
Lepenci 1-1 Trepça '89
Rilindja 1974 1-3 Ramiz Sadiku
Dinamo 2-1 Vëllaznimi
Suhareka 0-2 Liria
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.