LECI ME VËLLAZNIMIN, DY FITORE RADHAZI!

LECI ME VËLLAZNIMIN, DY FITORE RADHAZI!

24/10/2026 20:39

Vëllaznimi po kalon një moment pozitiv, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Parë të Kosovës.

Pas triumfit në mesjavë ndaj 2 Korrikut, gjakovarët kanë fituar edhe në udhëtim ndaj Ramiz Sadikut, në një terren të vështirë dhe përballë skuadrës së drejtuar nga Alban Dragusha.

Një lajm i mirë për gjakovarët është edhe rikthimi i anësorit Bedri Greca nga lëndimi. Ai është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shpërthyer menjëherë me dy gola në dy ndeshjet e fundit dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.

Në ndeshjen e radhës, kuqezinjtë do të luajnë para tifozëve të tyre në Gjakovë, ku do ta presin Mitrovicën.

Vëllaznimi aktualisht renditet në vendin e shtatë me 17 pikë, por synimet e skuadrës mbeten ambicioze, me objektivin për t'iu afruar dy pozitave të para që sigurojnë ngjitjen në Superligë.

🌐 kosovascore.com

#KosovaScore #Vëllaznimi #BedriGreca #LigaeParë

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.