LECI E SHIJON FITOREN E PARË ME VËLLAZNIMIN, KUQEZINJTË I JAPIN FUND SERISË NEGATIVE!

LECI E SHIJON FITOREN E PARË ME VËLLAZNIMIN, KUQEZINJTË I JAPIN FUND SERISË NEGATIVE!

21/10/2026 20:07

Pas shtatë ndeshjeve pa fitore, Vëllaznimi është rikthyer te triumfi!

Skuadra gjakovare mposhti sot 2 Korrikun me rezultat 2-0, duke i dhuruar trajnerit Leci fitoren e parë në krye të kuqezinjve.

Në një ndeshje të zhvilluar nën reshjet e shiut, gjakovarët krijuan disa raste të mira dhe realizuan nga një gol në secilën pjesë.

Në minutën e 21-të, Rudolf Turkaj shënoi bukur me kokë pas harkimit nga këndi të brazilianit Wesley Sousa, ndërsa në fund të takimit Bedri Greca vulosi fitoren me golin për 2-0.

Me këtë triumf, Vëllaznimi ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në pozitën e 11-të në tabelë.

Në fundjavë, kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Ramiz Sadikut, me synimin për të vazhduar serinë pozitive.

🌐 kosovascore.com

#Vellaznimi #Gjakova #LigaEPare #KosovaScore

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.