KOSOVA U15 E PËRMBYLL ME FITORE PJESËMARRJEN NË FIFA U15 WORLD CUP & FESTIVAL

KOSOVA U15 E PËRMBYLL ME FITORE PJESËMARRJEN NË FIFA U15 WORLD CUP & FESTIVAL

30/10/2026 10:47

Përfaqësuesja U15 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore pjesëmarrjen në FIFA U15 World Cup & Festival, që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Dardanët e rinj triumfuan ndaj Burundit në ndeshjen e fundit, duke e mbyllur me rezultat pozitiv këtë eksperiencë ndërkombëtare, ku u përballën me përfaqësuese nga vende të ndryshme të botës.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Ilir Nallbani pati mundësinë të përballet me stile të ndryshme të futbollit dhe të fitojë përvojë të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Ky turne, i organizuar për herë të parë nga FIFA për këtë grupmoshë, mblodhi 189 përfaqësuese nga e gjithë bota. Ndeshjet u zhvilluan në formatin 8 kundër 8, me nga dy pjesë prej 20 minutash.

Për Kosovën, kjo pjesëmarrje përbën një mundësi të rëndësishme për avancimin e talenteve të rinj dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.