Hendbollistet e Kosovës një hap më afër Botërorit 2027
27/10/2026 08:50
Hendbollistet e Kosovës një hap më afër Botërorit 2027
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Dardanet eliminuan Estoninë me rezultat të përgjithshëm 64:49 pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Fitorja bindëse 39:22 në takimin e parë rezultoi vendimtare. Kosova u mposht 27:25 në ndeshjen e kthimit, por epërsia e madhe e krijuar më herët i siguroi kalimin në fazën “play-off”. Merlinda Qorraj ishte më efikasja në sfidën e dytë me nëntë gola, Mirela Gjikokaj realizoi katër, ndërsa portierja Aurora Kryeziu regjistroi 12 pritje.
Kosova e kalon për herë të tretë radhazi fazën e parë të kualifikimeve botërore dhe tani pret shortin për kundërshtaren e radhës. Vetëm një raund e ndan Kombëtaren nga kualifikimi historik në Botërorin 2027.
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.