FUTBOLLISTI I PËRFAQËSUESES KOSOVARE LË GRUMBULLIMIN

FUTBOLLISTI I PËRFAQËSUESES KOSOVARE LË GRUMBULLIMIN

11/11/2026 08:23

🇽🇰 Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, pas problemeve fizike që e kanë penguar të jetë në dispozicion të ekipit.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të ndihmuar Dardanët, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Dellova nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në vend të tij, në grumbullim do të bashkohet Betim Fazliji.

Dellovës i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e gjelbra!

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.