FODA TREGON OBJEKTIVIN E KOSOVËS, FLET PËR TALENTET E RINJ DHE FUTBOLLISTËT QË MUND T’I BASHKOHEN DARDANËVE!

FODA TREGON OBJEKTIVIN E KOSOVËS, FLET PËR TALENTET E RINJ DHE FUTBOLLISTËT QË MUND T’I BASHKOHEN DARDANËVE!

11/11/2026 11:55

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencën e parë për media në prag të dy ndeshjeve të nëntorit kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës.

Foda ka bërë të qartë se objektivi kryesor është sigurimi i mbijetesës në Ligën B të Ligës së Kombeve, si dhe përfundimi në një vazo më të favorshme për shortet e ardhshme.

Ai ka folur edhe për talentet e reja të ftuara për herë të parë, si dhe për kontaktet me Lutfi Dalipin dhe Arijon Ibrahimovicin, duke shpresuar që të dy të zgjedhin përfaqësimin e Kosovës.

Ndërkohë, drejtori i Kombëtares, Bajram Shala, ka konfirmuar mungesat e Valmir Matoshit dhe Erblin Osmanit për shkak të lëndimeve. Gjendja e Lumbardh Dellovës do të vlerësohet nga stafi mjekësor, ndërsa Albian Hajdari dhe Vesel Demaku vazhdojnë rikuperimin.

Përzgjedhësi Foda ka theksuar se forma aktuale dhe paraqitjet me klubet do të jenë kriteret kryesore për ftesat e ardhshme, duke bërë të ditur se stafi përcjell nga afër edhe futbollistët e Superligës së Kosovës.

Stërvitjen e parë, Dardanët do ta zhvillojnë sot nga ora 18:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.