ENIS REXHEPI MBETET JASHTË LISTËS PËR NDESHJEN NDAJ IZRAELIT
14/11/2026 11:05
Përforcimi i ri i Dardanëve, Enis Rexhepi, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit.
Futbollisti do ta përcjellë takimin nga tribunat, pasi nuk ka arritur ta kompletojë dokumentacionin e nevojshëm në kohën e duhur.
Megjithatë, kjo çështje pritet të zgjidhet së shpejti dhe debutimi i tij me fanellën e Kosovës pritet të ndodhë në ndeshjen e ardhshme ndaj Republikës së Irlandës.
Ndërkohë, sot nga ora 15:00, Kosova zbret në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përballet me Izraelin, me synimin e vetëm fitoren.
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.