DURMISHI REFUZON SHQIPËRINË U19 – SLOVENIA U21 FUTET NË GARË!
09/11/2026 08:56
Sipas “AlbanianTalents”, sulmuesi i Juventusit, Arman Durmishi, vazhdon të mos e pranojë ftesën e Shqipërisë U19, pasi vlerëson se meriton të luajë në një nivel më të lartë.
Sllovenia U21 raportohet se i ka ofruar mundësinë për t’u bashkuar, por 18-vjeçari ende nuk ka dhënë përgjigje, pasi pret një mundësi nga Shqipëria U21.
Megjithatë, një kalim te Sllovenia mund të hasë pengesa nga rregullorja e FIFA-s, pasi Durmishi e ka ndryshuar më parë federatën dhe ka luajtur ndeshje zyrtare me Shqipërinë U19./KosovaScore
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.