DUKA I QARTË PËR LOJTARËT QË ZGJEDHIN KOSOVËN: “NUK KAM ASNJË PROBLEM!”

DUKA I QARTË PËR LOJTARËT QË ZGJEDHIN KOSOVËN: “NUK KAM ASNJË PROBLEM!”

11/11/2026 12:10

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se e respekton vendimin e futbollistëve shqiptarë që zgjedhin ta përfaqësojnë Kosovën, ndonëse do të dëshironte t’i shihte me fanellën kuqezi.

🗣️ “Nuk kam absolutisht asnjë problem nëse lojtarët zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnin Shqipërinë.”

Duka kujtoi edhe mbështetjen e Shqipërisë për pranimin ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se do ta bënte sërish të njëjtën gjë.

Shorti për kualifikimet e Euro 2028 do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast./KosovaScore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.