BASHKIMI MPOSHTET NË FUND NË FIBA EUROPE CUP
21/10/2026 20:37
Bashkimi ka pësuar humbje dramatike në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur në udhëtim nga skuadra estoneze Kalev/Cramo me rezultat 88-84.
Prizrenasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë rival i barabartë me vendasit gjatë gjithë takimit, por një trepikësh vendimtar në fund ia siguroi fitoren skuadrës estoneze.
Më i dalluari te Bashkimi ishte i zakonshmi Lejson Zeqiri me 23 pikë e 5 kërcime, ndërsa Divine Myles shtoi 20 pikë.
Një humbje e dhimbshme për Bashkimin, që ishte shumë pranë një fitoreje të madhe në arenën evropiane.
🌐 kosovascore.com
#KosovaScore #KBBashkimi #FIBAEuropeCup #Basketball
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.