4 gola dhe 3 asistime – Albion Kurtaj zbulon sekretin e Lirisë dhe jep premtimin e madh
23/10/2026 13:28
Albion Kurtaj është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të Lirisë në garën për rikthim në Superligë. Anësori ka kontribuar me katër gola dhe tri asistime, ndërsa prizrenasit kanë regjistruar shtatë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Kurtaj deklaroi për Telegrafin se forma e tij individuale është rezultat i punës kolektive, organizimit të klubit dhe angazhimit të stafit të drejtuar nga Ismet Munishi.
Futbollisti beson se Liria dhe tifogrupi “Arpagjikët” i mungojnë elitës së futbollit kosovar, por thekson se gara në Ligën e Parë mbetet shumë e fortë. Ai zbuloi se gjatë verës kishte disa oferta, por vendosi të qëndronte pasi u bind nga projekti i drejtuesve të klubit. “Të punojmë për ta kthyer klubin aty ku e ka vendin”, ishte mesazhi i Kurtajt. Liria renditet e dyta me 23 pikë, një më pak se Prishtina e Re, por ka zhvilluar një ndeshje më pak.
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.